
Më 15 tetor ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së do të mblidhen në Luksemburg, ku pritet të vendoset për hapjen ose jo të negociatave të pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë.
Ky vendim duhet të konfirmohet më pas në një samit, i cili do të zhvillohet në 17-18 tetor në Bruksel.
Ditën e djeshme Parlamenti holandez pati disa orë dikustime për çështjen e Shqipërisë, dhe u vendos të mos ndryshohet vendimi i qershorit.
Ministri, Stef Blok deklaroi në komisionin parlamentar se qeveria holandeze ka konsideruar se nuk duhen hapur negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Shqipërinë.
Qeveria holandeze ka konfirmuar kështu mbajtjen në fuqi të mocionit të Parlamentit holandez kundër hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë të aprovuar në Qershor të këtij viti.
Në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Holandës, të shpërndarë sot në mëngjes nga Ambasada në Tiranë, theksohet se Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Reagimi i plotë
Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në datën 15 Tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutojë nëLuksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendosë në mënyre unánime.
-Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit.
-Hollanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.
-Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmara nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndesishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur në rastet e ardhshme të korrupsionit në nivelet e larta.
-Këshilli ka parashtruar një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Shqipëria përpara hapjes së negociatave. Hollanda e mirëpret punën e madhe dhe hapat e ndërmarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.



