
Janë zgjedhur në Konferencën Gjyqësore 6 antarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në votimin morën pjesë 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit, nga 9 kandidatë, 6 prej tyre u zgjodhën anëtarët e rinj të KLGJ-së.
Fituesit automatikisht janë shpallur:
Marcela Shehu - Gjykata e Tiranës,
Brikena Ukperaj - Gjykata e Apelit të Vlorë,
Medi Bici - Gjykata e Lartë.
Ndërsa tre fituesti e tjerë janë Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200.
Kujtojmë se një ditë më parë Konferenca e Prokurorisë zgjodhi 6 anëtarët prokurorë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke I hapur rrugën zgjidhjes së prokurorit të Përgjithshëm, e më pas ngritjen e SPAK dhe BH.
Pas votimit për krijimin e dy institucioneve të reja të drejtësisë, KLGJ-së dhe KLP-së, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Sipas deklaratës, ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm.
"Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë janë dy shtyllat e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor. Ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të mundësojë tani krijimin e Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, si edhe zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përhershëm. Këto institucione të drejtësisë janë të gjithë gurë të rëndësishëm në ndërtimin e shtëpisë së drejtësisë. Aktorët kombëtarë duhet tani të konsolidojnë këtë përparim të reformës në drejtësi, përfshirë edhe nëpërmjet rekrutimit dhe emërimit të magjistratëve të rinj, gjë që është vendimtare për funksionimin e gjyqësorit. Një gjyqësor i fortë dhe i pavarur është kritik për të sjellë për popullin shqiptar rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", deklaron ambasada.
Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të angazhuara në mbështetjen e Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe cilësor, i cili sjell drejtësinë për të gjithë qytetarët shqiptarë.



