FIFA njoftoi të premten se synon të ndjekë planin e saj për të krijuar një kompani tregtare të hapur për investitorët e huaj, pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve për bojkot nga vendet evropiane.
"Procesi i konsultimit që kishim planifikuar është ndërprerë nga informacionet e pasakta të shpërndara në media ", tha FIFA, organi qeverisës i futbollit, në një deklaratë të premten, duke shtuar:
"Megjithatë, ne do ta vazhdojmë këtë konsultim në mënyrë që çdo federatë anëtare të mund të marrë një vendim bazuar në fakte të provuara".
“Askush nuk po e shet futbollin. Kjo është diçka që FIFA nuk do ta merrte kurrë në konsideratë ”, deklaroi organi drejtues në njoftimin për shtyp, duke konfirmuar se kishte dëgjuar kritikat, veçanërisht nga federatat evropiane dhe amerikane (CONCACAF).
“Ne i respektojmë reagimet dhe shqetësimet që janë bërë publike dhe riafirmojmë angazhimin tonë për të hapur një konsultim të hapur dhe demokratik ”, vazhdoi deklarata.



