Ndahet nga jeta Dario Fo, dramaturgu me famë botërore që fitoi “Nobelin” e Letërsisë

Ndahet nga jeta Dario Fo, dramaturgu me famë botërore që fitoi “Nobelin” e Letërsisë

Bota e teatrit i ka dhënë sot lamtumirën dramaturgut me famë botërore Dario Fo. Me një karrierë të gjatë si dramatug, aktor, regjisor, shkrimtar me një çmim “Nobel”, por edhe piktor, skenograf dhe aktivist i disa çështjeve, Dario Fo ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare mëngjesin e sotëm në spitalin e Milanos, ku nodhej i shtruar  prej 10 ditësh për probleme me mushkëritë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jetë është përhapur me shpejtësi në të gjitha mediat e botës.

Ai ndërroi jetë pikërisht në ditën kur pritet ndarja e çmimit “Nobel” për Letërsinë, një çmim me të cilin ai u nderua në vitin 1997.

Dario Fo sapo kishte përfunduar së shkruari librin e tij të fundit “Pothuajse rastësisht grua, Kristina e Suedisë”, i cili pritet të dalë në treg në fund të këtij viti.

Dario Fo është italiani i fundit që ka fituar çmimin “Nobel”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy