Mitro: E mirëpritur çdo ndërhyrje që qartëson ndarjen e pushteteve (VIDEO)

Mitro: E mirëpritur çdo ndërhyrje që qartëson ndarjen e pushteteve (VIDEO)

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro tha në studion e “MCN Live” se një rireformim i sistemit të drejtësisë duhet menduar shumë seriozisht dhe me vullnet të mirë nga të gjitha palët.

 

Nga zoti Rama kemi përjetuar në 12 vitet e qeverisjes së tij një tension permanent, jo vetëm në raport me drejtësinë, por me shumë çështje të tjera që kanë ekspozuar qeverinë. Kemi dy realitete paralele, ku zoti Rama është në spektaklin e tij personal dhe vijon aktet e dramës sipas agjendës së tij politike. 

 

Qëkurse është brumosur reforma në drejtësi palët nuk e kanë marrë seriozisht, nuk janë thelluar të bëjmë një reformë serioze dhe përmbajtësore që do iu jepte zgjidhje shumë problemeve që qytetarët kanë me drejtësinë.

 

Mitro e sheh të nevojshme çdo ndërhyrje që do mund të sqaronte të gjitha ngërçet e krijuara mes ekzekutivit, legjislativit dhe sistemit të drejtësisë.

 

Përderisa ka vendime që lënë hapësirë për interpretim procedurial, nuk ka asgjë të keqe që të shikohen të gjitha hapësirat dhe mundësitë për një reformë të thellë kushtetuese, që do të sqaronte të gjitha ngërçet që mund të krijohen mes ekzekutivit, legjislativit dhe sistemit të drejtësisë. Duhet parë një diskutim që kërkon konsensusin e gjerë si të opozitës dhe të shoqërisë civile. 

 

Nëse do të qëndrojmë te narcizmi politik i zotit Rama për të qenë ai fituesi i të gjitha betejave qoftë me procedurë, nuk është kjo rruga e zgjidhjes.

Një rireformim i sistemit të drejtësisë duhet menduar shumë seriozisht dhe me vullnet të mirë nga të dyja palët, dhe jo të ngrihet një retorikë mbi zgjidhje të momentit apo fitore politike që i shërbejnë qëllimeve politike të njërës apo tjetrës pale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy