
Një incident ka ndodhur gjatë fluturimit nga Sudani drejt Etiopisë të hënë, ku besohet se dy pilotët i zuri gjumi pak momente para uljes në pistë.
Incidenti ndodhi në bordin e Boeing 737-800 të Ethiopian Airlines në fluturimin nga Khartoum në Addis Ababa, raporton faqja e lajmeve të aviacionit komercial Aviation Herald.
Incidenti ndodhi ndërkohë që avioni ndodhej në një lartësi 11277 metra.
Kontrolluesi i trafikut ajror u përpoq disa herë të kontaktonte ekuipazhin, por pa sukses. Pas rënies së alarmit pilotët u zgjuan dhe reaguan duke bërë të mundur uljen e avionit 25 minuta më vonë.



