
Studiuesi dhe drejtuesi i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, virologu Arban Domi, që në krye të herës ka shfaqur hezitim dhe rezerva mbi vaksinën kineze -Sinovac, e cila ka gjetur aplikim të madh edhe në Shqipëri. Përmes Skype në edicionin e lajmeve në MCN TV, virologu Domi, shpreh mëdyshjet e tij, se pse një vaksinë e tillë, nuk është gjithaq e besueshme nga disa studime.
“Rezervat e mia dhe të disa specialistëve bazohen në faktin se është një vaksinë nga e cila nuk ka asnjë informacion, që nuk është në fazën e tretë për përdorim masiv të popullatës”.
Për Domin, vlerësimi i komunitetit shkencor në Perëndim lidhur me këtë vaksinë është shumë i pakët, dhe efikasiteti i tij vlerësohet vetëm 50.38 për qind.
“Vlerësimi shumë pak në fushën e vaksinës, bisedojnë për këtë vaksinë, sepse pak dihet për këtë vaksinë nëpërmjet publikimeve në media, efikasiteti i vaksinës është 50.38 perqind dhe asnjë element sigurie, dhe flitet pak në ambientet e zhvillimet të vaksinave”.
Domi mendon se qeveria shqiptare ka bërë gabim që ka hedhur këtë vaksinë në përdorim.
“Nuk është e mjaftueshme të dali një shtet të thotë efikasitetin pa i paraqitur të dhënat që e mbronte deklaratën e tyre. Nuk është hera e parë që e them si specialist, dhe e besoj dëshirën e shtetit shqiptar, por e them se është e shpejtuar kjo vaksinë në Shqipëri. Së pari është mosnjohja e të dhënave të sigurisë dhe të dhënave të detajuara të efikasitetit, nga EMA dhe moscertifkimi.
Nje vaksinë e tille teorikisht është si platformë, është përdorur qindra vjet më përpara, dhe teorikisht do te duhet te ishte me efikase, por ka ndodhur e kundërta dhe diferencat e efikasitetit në të tre rastet klinike shkojnë nga 50-91 përqind, tregon për nje problem serioz në efikasitet, dhe pika e tretë duke e marrë efikasitetin e saj, nuk e shoh të mjaftueshme për të realizuar imunitetin e tufës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë”.
Virologu Domi ka një apel për shqiptarët tashmë të vaksinuar nga vaksina kineze.
“Thirrje për shqiptarët, mos ta konsiderojnë vetëm të imunizuar, që e kanë marrë vaksinën, por ta konsiderojnë veten sikur nuk e kanë marrë, në të kundërtën, do të kenë probleme”.



