Llangozi: Jorgo Goro duhet të hetohet për vjedhje të tokës publike. SPAK po favorizon Artan Gaçin (VIDEO)

Llangozi: Jorgo Goro duhet të hetohet për vjedhje të tokës publike. SPAK po favorizon Artan Gaçin (VIDEO)

Avokati Arben Llangozi duke folur në MCN Live mbi arrestimin e Jorgo Goros tha që kryebashkiaku në detyrë i Himarës duhet të akuzohej për vjedhje të tokës publike, dhe jo vetëm falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Llangozi thekson po ashtu se SPAK po favorizon Artan Gaçin, bashkëshortin e Olta Xhaçkës, i cili s'është ende nën hetim.

Është akuzuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Arsyeja ka qenë për vjedhjen e tokës publike, dëmi është shumë i madh, kemi 5700 metra/katror tokë që është tjetërsuar. Kemi një vjedhje me anë të mashtrimit me pasoja të rënda, gjë që nuk është hetuar në këtë fushë. E vetmja gjë që i ishte premtuar personit që do bënte një shitje fiktive, ishte legalizimi i pronave të veta. Përfituesi i pronës është bashkëshorti i znj.Xhaçka që është përjashtuar nga hetimi, do bëhet një resort me të ardhura që s’dihet nga do vijnë. Ka hije dyshimi, sepse është favorizim që SPAK-u po i bën bashkëshortit të znj. Xhaçka dhe kryetarit të bashkisë, sepse ai duhet të akuzohej për vjedhje të tokës publike në bashkëpunim. Nëse nuk hetohet Xhaçka dhe bashkëshorti i saj kemi të bëjmë me dështim të kësaj çështje”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy