Gazetari Xhevair Zhabina tha në studion e MCN Live se Policia e Shtetit është në stanjacion prej 2013 dhe se nuk ka qarkullime elitash.
Duke vijuar Zhabina tha pushteti i policisë është në duart e pak personave.
Policia e Shtetit është në një stanjacion prej 2013. Nuk ka qarkullime elitash. Për 10 vite më radhë kemi parëqë 12 drejtorë qarkullonin në të gjitha drejtoritë. Pushteti i policisë ishte në duart e pak personave. Me ardhjen e Prodës u duke sikur Policia e Shtetit do të kishte një frymë tjetër, por kam përshtypjen se kur nis një proces gabim, i tillë do të jetë procesi gjatë gjithë kohës.
Vetingu është një ligj që ka rënë, nuk është se tani mund të bëjmë veting për Policinë e Shtetit, nuk mund ta bëjmë.



