Pano Soko, ekspert ekonomie tha në studion e MCN Informacion se në një ekonomi si ajo që ka Shqipëria me shkallë kaq të lartë pastrimi paraje, bankat janë të parat që duhet të hetohen. Më tej Soko tha se edhe pse të gjitha gjërat bëhen përmes bankave askush nuk flet për to.
Eksperti tregoi një nga mënyrat si pastrohen paratë përmes bankave në Shqipëri.
Bankat në një ekonomi si puna jonë me shkallë kaq të lartë pastrimi paraje janë të parat që duhet të hetohen. Të gjithë këto para si hynë në bankë. Nuk hyjnë menjëherë ato. Unë kam 1 milionë euro kesh, Vij marr 1 milion euro tek ty. E thjeshtuar, është që unë e shlyer kredinë me paranë kesh. Nuk është kaq e thejsht, por kjo është esenca. Emëruesi i përbashkët është banka.
As bujqësia, as industria as shërbime nuk na sjellin kaq para sa na sjell pastrimi i parave. Si kesh, po flas, që deformon dhe kursin e këmbimeve,. Ky kurs këmbimi që kemi është i deformuar i gjithi nga paratë e pista. Këto vijnë nga fakti që një krah segmenti nuk është hetuar, është lobi më i fuqishëm ekonomiko politik në vend. Njëri i hyn kullave, tjetri punëve publike. Asnjë nuk flet për bankat. Të gjitha bëhen përmes bankave.



