Dy burra janë arrestuar në shtetin indian të Uttar Pradesh, pasi dyshohet se kanë mashtruar një mjek për të blerë ‘Llambën e Aladinit’, duke i premtuar se ajo do t’i sillte pasuri dhe shëndet.
Mediat indiane raportojne se ato pretenduan se mund të manipulonte shpirta nëpërmjet llambës, në përputhje me përrallën nga ‘Netët Arabe’. Dy personat në fjalë thuhet se kishin kërkuar më shumë se 200,000 dollarë për llambën, por ranë dakord për një parapagim prej 41,600 dollarësh.
Një person i tretë që ka marrë pjesë në mashtrim është femër dhe ndodhet ende e lirë.
Thuhet se mjeku paraqiti një ankesë në policinë lokale në Meerut, Uttar Pradesh perëndimore, në fillim të kësaj jave. Në ankesë, cituar nga NDTV, ai u përball me dy burrat, të cilët akuzohen për mashtrim.



