Ministria e Transportit përgënjeshtron lajmet sipas të cilave shërbimi i lejeve të qarkullimit është dhënë me koncesion. Në një njoftim të MTI-së sqarohet se nuk është shpallur asnjë garë në lidhje me këtë shërbim.
Njoftimi i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës
Në lidhje me lajmin e pasqyruar në disa media se shërbimi i lejeve të qarkullimit do të jepet me konçesion, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës sqaron se nuk ka shpallur asnjë garë për dhënien me konçesion të këtij shërbimi.
MTI sqaron se shqyrtimi i kërkesave për kryerjen e shërbimeve të përcaktuara në ligj dhe vendimet e Qeverisë përmes partneritetit publik-privat, janë detyrim i institucionit përgjegjës dhe Agjensisë të Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO).



