Marshimi kundër agjendës pro-LGBT/ Klenja: Një fëmijë i krijuar në laborator nuk e zgjidh këtë çështje

Marshimi kundër agjendës pro-LGBT/ Klenja: Një fëmijë i krijuar në laborator nuk e zgjidh këtë çështje

Koalicioni shqiptar ‘Pro Familjes dhe Jetës’ ka zgjedhur 1 qershorin, për të marshuar kundër draftit për surrogacinë, i cili sipas tyre rrezikon fëmijët.

Lidhur me këtë në një lidhje Skype, përfaqësuesja e Kishës Katolike, Kimete Klenja u shpreh se ky marshim ka ardhur pasi po synohet të bëhen ndryshime në Kushtetutë për të mbështetur LGBT.

Ajo tha se  udhërrëfyesi ka dalë nga zyrat e BE-së, ndërsa theksoi se ekziston një axhendë në shkolla pa dijeninë e prindërve e cila është e rrezikshme. Sipas saj, jeta është e shenjtë dhe familja është djepi i kësaj shoqërie, prandaj një fëmijë i krijuar në laborator nuk e zgjidh këtë çështje.

Drupal Ad

 

 

 

Nuk e di se sa janë të informuar shqiptarët por ka një udhërrëfyes që kërkon të bëjë ndryshime në kodet shqiptare, kushtetutë për të akomoduar këtë komunitet me të drejtat e tyre, ku kërkojnë që tu njihet martesa, birësimi apo pajisja me fëmijë përmes in vitro apo surrogacisë.

Dhe futja përmes programeve të ndryshme në shkolla ku të rinjtë do njihen edhe më mirë me këtë mënyrë jetese dhe aty do të ketë njëlloj propagande po e quaj e cila do t’ju lejojë fëmijëve që të pranojnë këtë kulturë si diçka normale që në të ardhmen të mund ta zgjedhin dhe për veten e tyre për të jetuar në një mënyrë moderne si ata që propagandojnë se kjo është një mënyrë alternative e familjes.

Ky udhërrëfyes ka dalë nga zyrat e BE në Shqipëri dhe donatorëve të ndryshëm, është publik dhe kërkesat janë ato që Shqipëria duhet ti pranojë për tu anëtarësuar në BE. Besoj se ka përkrahje politike përderisa është punuar me një material të tillë. Di që ka pasur kundërshtime por votimi do tregojë se kush është kundër kësaj.

E pyetur nëse ka informacion nëse brenda kurrikulës arsimore, synohet që të integrohen njohuri mbi komunitetin LGBT, Klenja tha se ka kërkuar pak në programet ekstra dhe ekziston tashmë një agjendë e tillë.

Një edukim seksual ku në të futen dhe format e ndryshme, qoftë planifikimi familjar në shkollat e mesme, dhe gjithashtu futen dhe konceptet e prirjeve apo orientimit homoseksual dhe kjo bëhet e gjitha në emër të lirisë. Unë s’kam asnjë problem me ata persona që e jetojnë në lëkurën e vetë këtë prirje, i pranojmë në mesin tonë, por axhenda të tilla në shkollat tona pa dijeninë e prindërve nuk duhet të ndodhin, janë të rrezikshme. Prindi duhet të dijë se çfarë ndodh në shkollë, çfarë programesh ndodhin aty dhe të vendosë për këtë.

Më tej ajo shtoi se në Lezhë ku ndodhet dhe qendra e tyre janë mbledhur deri tani rreth 4 mijë firma për peticionin kundër projektligjit për surrogacinë.

Koalicioni pro familjes dhe jetës do vijojë me të gjitha mënyrat e saj të ligjshme për hedhjen poshtë e këtij ligji si dhe miratimin e një ligji tjetër që lejon surrogacinë sepse këto janë faktorë që ndikojnë ndjeshëm në uljen e lindshmërisë në Shqipëri. Është dhimbje e madhe kur një çift nuk arrin të ketë dot një fëmijë të vetin, por një fëmijë i krijuar në laborator nuk e zgjidh këtë problem.

Mjeku zë vendin e Zotit për krijimin e këtij fëmije dhe do të vdesin shumë embrione njerëzore për të pasur këtë fëmijë. Jeta është e shenjtë dhe familja është djepi i kësaj shoqërie, nuk duhet ta shkatërrojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy