Vokshi: Rama mundet të qeverisë me parlament të mbyllur

Vokshi: Rama mundet të qeverisë me parlament të mbyllur

Analisti Indrit Vokshi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, theksoi se me shumicën e madhe në parlament, Rama nuk ka nevojë për konsensusin e opozitës.

Ai shtoi se qeverisja me parlament të mbyllur është e mundur dhe historikisht ka ndodhur edhe më parë, duke theksuar se kjo situatë i jep avantazh Ramës. Për opozitën, Vokshi sugjeroi se duhet të fokusohet në delegjitimizimin politik të pushtetit, duke përdorur argumentin dhe fjalimin e mirë, në vend të tensioneve fizike dhe shfaqjeve radikale që mbajnë disa grupe të mbështetësve. 

Ai vuri në dukje rrezikun që opozita të mos ketë ndikim real në parlament nëse nuk organizohet më strategjikisht.

“Rama ka ardhur me arrogancën e 83 mandateve plus 3 të PSD-së dhe në atë egon dhe arrogancën e tij nuk ka më nevojë për konsensusin e opozitës. Rama që në 2013 ka thënë se ligji dhe shteti nuk funksionon, por unë do të jem i drejtë. 

Ky ishte fjalimi i parë në parlament. Rama mundet të qeverisë me parlament të mbyllur. Ka ndodhur në 45 vjet që të qeveriset pa parlament, me sesion parlamentare 6-mujore. Tani ose PD nuk di rrugë tjetër veë rrugës dhe rrëmujës si kulti i kaubojsit, ose ka frikë se deputetët që ka aty kanë nivel të ulët parlamentar. 

Kjo është e leverdishme për Ramën. Opozita duhet të delegjitimojë pushtetin, duke parë argumentin politik, duke qenë më politik, më orator. Duke mos qenë kështu mbajnë ultrasit, të fortët, që gjuajnë me shishe, grushte, me kushtetutë. Kjo e mbyll luftën politike. Ata nuk duan që të relativizohen si opozitë, duan monopolin”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy