Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me studion e lajmeve në MCN TV ka dhënë detaje të reja sa i përket ngjarjen së ndodhur një ditë më parë ku tre shqiptarë janë dhunuar në Malin e Zi.
Ajo bëri me dije se tre personat e lënduar kanë mbërritur në urgjencën e spitalit të Shkodrës herët mëngjesin e kësaj të diele dhe pasi kanë bërë kontrollet e nevojshme janë larguar.
Sipas saj, ata ishin nisur drejt Gjermanisë me automjetin e tyre të pajisur me targa gjermane dhe se nga ana e tyre nuk ka pasur asnjë shkak për konflikt mes palëve.
Jemi pozicionuar pranë urgjencës së Shkodrës dhe nga informacionet që kemi është se tre të dëmtuarit kanë ardhur rreth orës 6 të mëngjesit dhe kanë kryer të gjitha kontrollet e nevojshme rreth orës 9 janë larguar pasi kanë pasur lëndime të lehta dhe asgjë serioze për jetën.
Sa i përket deklaratës së tyre jo të konfirmuar por nga informacionet e siguruara është thënë se ata nuk kanë qenë shkaktarë për nisjen e këtij konflikti ku dhe janë dhunuar. Sipas tyre nuk ka pasur një indicie dhe se gjithçka ka ardhur në mënyrë të papritur por asgjë nuk është konfirmuar nga kjo deklaratë.
Mësohet se vendndodhja e tyre në Mal të Zi ishte për arsye se ata ishin nisur drejt Gjermanisë dhe sa i përket automjetit me të cilin udhëtonin ka qenë e rregullt e pajisur me targa gjermane.



