Kryesia shkarkon 11 kryetarët e degëve të PD-së (Emrat)

Kryesia shkarkon 11 kryetarët e degëve të PD-së (Emrat)

Kryesia e Partisë Demokratike ka shkarkuar këtë të shtunë 11 kryetarë të degëve. Burime nga selia blu për MCN, bënë të ditur se janë shkarkuar kryetarët e degëve në Tropojë, Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Të shkarkuar:

Vlorë - Genc Deromemaj

Tropojë - Isuf Çela

Devoll - Arben Miza

Paskuqan - Anton Pjeternikaj

Fush-Krujë - Agron Loka

Dega 1 - Fetah Hasanaj

Shijak - Rezart Tusha

Gjirokastër - Dashnor Aliko

Tirana 3 - Gëzim Demushi

Tirana 9- Sajmir Mulgeci

Ndërkohë kryesia e Partia Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja e kryesise zhvillohet pas Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Sali Berisha, ku delegatët vendosën që të votojnë me 4446 vota pro për shkarkimin e Bashës, për thyerje të rënda të statutit të PD për marrje të kompetencave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy