Nuk kanë të ndalur historitë e shqiptarëve në Itali.
Një 35-vjeçar shqiptar i cili ishte i dënuar dhe nga burgu drejtonte nje rrjet prostitucioni pjese e te cilit ishin dhe motra dhe e dashura e tij.
Me anë të një iPhone të futur në qeli, shqiptari Gojart Leba, 35 vjeç drejtonte një “unazë” prostitucioni ku femrat vetëprostituoheshin.
I burgosuri jepte urdhra në kohë reale nëpërmjet telefonit, se si prostitutat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.
Shqiptari, falë bashkëpunimit të Rinaldo Neccias, njërit prej oficerëve të burgut arriti të siguronte një telefon të kohëve të fundit, me të cilin arriti të menaxhonte aktivitetin e prostitucionit.
Sipas mediave italiane, mjafton që një oficeri t’i ofrosh 500 € dhe te burgosurit sigurojne telefonat ne qeli.



