Një ditë pas takimit me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, kreyeministri Edi Rama është takuar sot në Tiranë edhe me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Temë diskutimi mes kreut të qeverisë dhe Kurtit ka qenë dhe taksa 5 euro në Rrugën e Kombit. Kreu i Vetëvendosjes, mësohet t’i këtë kërkuar Ramës që të heqë taksën, pasi ajo është shumë e lartë, dhe kosovarët janë të varfër.
“Taksa 5 euro për Rrugën e Kombit është shumë e lartë. Kosovarët janë të varfër. Të vetmin det kanë këtë të Shqipërisë. Ja kam thënë edhe kryeministrit këtë gjë. Në bindjen time duhet të ketë ndjeshmëri për qytetarët, pasi të cilët nuk arijnë tëshkojnë në asnjë vend për pushime por vijnë vetëm në Shqipëri dhe tani në pranverë kur i kemi marrëdhëmniet shumë të vështira me të gjithë fqinjët tanë dhe më së paku është dashur një situatë e tillë mje Shqipërinë”, ka thënë Albin Kurti.
Kreu i "Vetëvedosjes" Albin Kurti dhe ai i "Nismës" Fatmir Limaj ishin të pranishëm në takimin e Partive Evropiane Socialiste që u zhvilluan në Tiranë në konferencën ballkanike e të majtëve të rajonit.
Ndërsa kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij i kërkoi Brukselit që të mbajë fjalën e të heqë vizat për qytetarët e Kosovës.
“Për ne shqiptarët është me rëndësi që Bashkimi Evropian të mbajë fjalën dhe të liberalizojë lëvizjen për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jam i bindur se Presidenti i Partisë Socialiste Evropiane ndan të njëjtin qëndrim”, deklaroi kryeministri.



