
Kosova e ka refuzuar propozimin e shteteve të Quint-it, ShBA, Britani e Madhe, Itali, Gjermani dhe Francë për votimin e serbëve që jetojnë në Kosovë në zgjedhjet e 3 prillit.
Lajmi bëhet me dije nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, i cili u shpreh i keqardhur për vendimin.
“Serbia ka qenë e hapur për gjetjen e zgjidhjes, ne shprehim keqardhje se konsensusi mes palëve nuk është arritur në fund pas vendimit të Kosovës për të refuzuar propozimin konstruktiv të prezantuar nga shtetet e Quint-it”, tha Stano.



