Në një vit, 21 politikanë, përfshi dy ish-kryeministra dhe një sërë ish-ministrash, deputetësh e ish-kryebashkiakësh janë arrestuar, dërguar në gjyq apo dënuar pas akuzave për korrupsion, shpërdorim detyre e pastrim të parave.
Lidhur me këtë avokati Kujtim Cakrani në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se puna e SPAK është një dështim total për ta për aq kohë sa nuk dihet ku janë paratë e sekuestruara dhe ata ministra dhe kryeministra që i janë sekuestruar asetet.
Ai tha se nuk është për ndëshkime, por vetëm për procese të rregullta ligjore në bazë të shtetit të së drejtës.
Është folur për punën e SPAK, por për mua është një dështim në të gjitha drejtimet sepse SPAK u krijua për të luftuar krimin dhe korrupsionin në nivele të larta të administratës publike dhe me radhë.
Dua të di ku janë personat të cilët ai mendon se kanë bërë korrupsion sepse nëse e sheh korrupsion e madh vetëm te Monika Kryamadhi, Berisha, Meta dhe Ahmetaj atëherë për mua është i dështuar. Berisha është një individ që është larguar para shumë vitesh nga qeverisja, Meta e kështu me radhë prandaj më duket e dështuar.
Asnjë nuk është për korrupsion prandaj për mua kjo është puna reale e SPAK, por kjo nuk i shërben aspak asaj për të cilën është krijuar.
Ku janë paratë e sekuestruara dhe ata ministra dhe kryeministra që i janë sekuestruar asetet. Vendosja para përgjegjësisë penale kjo është diçka tjetër, prandaj them se për mua është dështim total.
Unë nuk jam për ndëshkueshmërinë por për proces ligjor të rregullt me prova. Nuk ka ndodhur askund që të mbash një president në burg për dyshime. Unë jam për proces të rregullt ligjor bazuar në shtetin e së drejtës dhe nuk arrestohet asnjë me masë sigurie arrest burg apo arrest shtëpie vetëm me dyshime.
I pyetur për rastin Veliaj Cakrani tha se nuk e beson që ai të jetë arratisur, ndërsa theksoi se mund të ketë shkuar në SHBA për kërkuar ndihmë për një ndërhyrje te SPAK.
Veliaj nuk besoj se është arratisur se kam asnjë % në mendjen time këtë version. Politikës i intereson ta përdorë për politikë. Unë mendoj se Veliaj ka shkuar për të kërkuar ndihëm diku që të ndërhyjë te SPAK për të mos u arrestuar.
Besoj se Kim apo dikush tjetër mund të ndërhyjë te Dumani apo dikush tjetër për të ndërhyrë për Veliaj. Ai ka shkuar për të kërkuar ndihmë që të mos arrihet në nivelet e masës së arrestit sepse po të ndodhë kjo mbyllet karriera e tij politike.



