Protesta e djeshme/ Meta: Imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe demokracie në veprim

Protesta e djeshme/ Meta: Imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe demokracie në veprim

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me protestën e mbrëmshme të opozitës dhe thotë se manifestimi masiv paqësor i organizuar dje në Tiranë nga opozita dhe aktivistët e shoqërisë civile shqiptare ishte imazhi më i bukur i një shoqërie të gjallë dhe një demokracie në veprim.

Kreu i shtetit shprehet se kauzat e vërteta dhe të drejta, që u ngritën gjatë kësaj proteste, duhet të zgjojnë të gjitha institucionet pa vonesë.

Sipas tij, nuk mund të ketë asnjë justifikim ndaj palëvizshmërisë së organeve të drejtësisë pas mega-skandaleve korruptive, që vazhdojnë të zbulohen dhe denoncohen çdo ditë.

Nuk mund të mbulohet me asnjë fantazi varfëria e skajshme, që po i detyron shqiptarët të mërgojnë plot dëshpërim. Uroj që zëri qytetar të dëgjohet dhe kuptohet si duhet, duke nxitur llogaridhënien në të gjitha nivelet, së bashku me marrjen e përgjegjësive si detyrim ligjor dhe njëkohësisht politik.

Përshëndes gjithashtu qëndrimin e vendosur të opozitës shqiptare në mbështetje të nisjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, dhe të forcimit të bashkëpunimit rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit.

Këto mesazhe dhe fryma paqësore që karakterizoi këtë protestë, e bëjnë Shqipërinë më europiane, më demokratike dhe më shpresëdhënëse!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy