Për vitin 2024 Inspektoriati raporton vetëm 2,600 punëmarrës informalë. Lidhur me këtë eksperti i ekonomisë Elvin Meka në MCN Economy u shpreh se ky aksion erdhi pasi vinim nga një rritje e nivelit të pagave.
Ai tha se gjatë vitit 2024 shteti shënoi rritje të të ardhurave përsa i përket deklartimeve dhe kontributeve, teksa theksoi se shifra prej 2600 punonjësish nuk është asgjë sa i përket skemës së sigurimeve.
Sipas tij informaliteti është një e mirë afatshkurtër për të gjithë, por nuk mund të themi se Shqipëria ‘shkëlqen’ për nivelin e saj.
Ky aksion erdhi në fund të vitit, ishte bërë një përpjekje në kohë, u bë dhe më shumë evidente pasi vinim nga një rritje e përgjithshme e nivelit të pagave gjatë 2022 dhe 2023 ku realisht pati një rritje pagash qoftë në sektorin publik dhe atë privat.
Në njëfarë mënyre mirë apo keq dhe biznesi nuk kishte më ku të lëvizte dhe gjatë 2024 pavarësisht se aksioni qëlloi në fund të vitit, shënonte goxha rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit sa i përket kontributeve.
Sigurisht në qoftë se shifra 2600 punëmarrës paskan hyrë në skemë kjo është asgjë përballë diferencave të mëdha që ekzistojnë në ekonomi, aksioni nuk mund të quhet i përfunduar, kjo është çdo muaj se paga nuk merret një herë në vit dhe e bllokoj që sot dhe e zgjidh si të themi.
Pra janë aspekte që përtej pjesës së kontrollit ka të bëjë me edukimin dhe tjetra informaliteti nuk luftohet me fushata, këto janë beteja të humbura në afatgjatë, por duhet të kemi parasysh se çfarë përfitohet dhe çfarë ndëshkimi merret dhe s’kemi parë deri më sot asnjë masë ndëshkimore për të kuptuar se këta persona, firma, subjekte që s’kanë deklaruar është marrë kjo masë.
I pyetur se kujt i volit ku informalitet Meka tha se informaliteti është një e keqe e madhe për të gjithë por dhe një e mirë afatshkurtër për të gjithë sepse nëse dikush nuk paguan nëndeklaron diku duhet të paguajë dhe korruptojë një zyrtar që të vazhdojë të mos paguajë detyrimet që ka.
Në momentin që ky nivel korrupsioni tkurret apo minimizohet është pa e mundur apo bëhet më e vështirë vijimi i këtij nëndeklarimi dhe fillohet që këtu, dhe ky ëhstë përfituesi i parë dhe ai që e bënë këtë korrupsion dhe ai është përfitues i madh sepse kursen një pjesë të shpenzimeve që duhet ti bëjë por nuk i bënë.
Shqipëria nuk shkëlqen për nivelin e informalitetit, dhe kur them që nuk ka zgjidhje me aksionet nuk them se duhet të dalësh çdo muaj apo 3 muaj për të bërë aksione, por qeveria do duhet të dalë dhe të kalojë në sitë qytetarët në kuptimin e mirë të fjalës për deklarimin total të të ardhurave sepse vetëm ashtu mund të mbyllim një pjesë të madhe të rubinetave që ushqejnë ekonominë informale.
Skema sociale mbetet kjo që është, por ajo që ne mund të bëjmë ëhstë tëbëhen disa rregullime.



