Presidenti gjerman në Tiranë/ Andoni: E rëndësishme, Gjermania ka fuqi politike mbi funksionimin e BE (VIDEO)

Presidenti gjerman në Tiranë/ Andoni: E rëndësishme, Gjermania ka fuqi politike mbi funksionimin e BE (VIDEO)

Presidenti gjerman ka mbërritur sot në vendin tonë për një vizitë dy ditore. Lidhur me këtë analisti Ben Andoni në studion e lajmeve në MCN Live e ka cilësuar si një vizitë me një peshë të madhe duke pasur parasysh edhe faktin se Gjermania ka fuqi politike mbi funksionimin e Bashkimit Europian.

Ai tha se procesi i Berlinit ka iniciuar një rrugë reale dialogu dhe se duke ju referuar integrimit për të cilin vendi ynë është mjaft i interesuar, Gjermania ka treguar një mbështetje të madhe.

Absolutisht është e një peshe shumë të madhe sepse duhet të jemi të ndershëm se Gjermania dhe Franca janë dy shtete lokomotive të Bashkimit Europian. Kjo dhe për faktin se qytetarët gjermanë mbajnë një peshë të madhe të taksave, po ashtu dhe qytetarët francezë por është dhe një partner që flet me gjuhën dhe peshën politike mbi funksionimin e BE. Gjermania ka lëvruar deri në 1mld euro ndihmë për vendin tonë në fusha të ndryshme dhe duam apo nuk duam ne procesi i Berlinit ka iniciuar një rrugë reale dialogu, ka qenë jashtëzakonisht i fuqishëm procesi edhe kur vendet e tjera si Franca dikur dhe Britania e Madhe që e mbështesnin këtë. Presidenti gjerman e shprehu dhe gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut se Gjermania do rrijë pranë dhe do që ta ketë Ballkanin një oborr të sajin. Pastaj ne nuk duhet të harrojmë se vendit tonë i intereson integrimi dhe Gjermania po tregon një mbështetje të madhe për këtë.

Më tej Andoni theksoi se sa i përket pjesës së drejtësisë Gjermania e ka treguar hapur jo përballjen që kanë bizneset e pakta gjermane me shtetin shqiptar, por kanë adresuar taktika që duhet të ishin konsultive për ne, por që kanë rënë në vesh të shurdhër.

Drejtësia është ajo që mund ta lirojë Shqipërinë sepse drejtësia tek ne po tregon se ka dështuar. Integrimi, duket që gjermania ka një rol kryesor dhe atëherë e kupton se Gjermania është investuar në mënyrë konstruktive që vendi ynë të kishte një hapje. Dy vendet tona Maqedonia dhe Shqipëria ndikojnë sa i përket dialogut dhe mesazhet janë shumë të qarta. Në përshtypjen time besoj se pak neve kemi përfituar nga logjika e Gjermanisë. Vizita e një presidenti gjerman paraqet disa gurë dhe për ne është vizitë e madhe dhe shpresoj se disa mesazhe të kenë të paktën një impakt tek ne.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy