Zbulohen edhe 50 kg kanabis në Karaburun

Zbulohen edhe 50 kg kanabis në Karaburun

Policia Vlorës ka sekuestruar sërishtë drogë në Karaburun. Në vijim të operacionit të përbashkët mes Drejtorisë së Kufirit në Vlorë, “Delta Force”, policisë së Vlorës dhe “Guardia di Finanza”-s italiane ëshë bërë i mundur zbulimi dhe sekuestrimi i 50 kg kanabis sativa.

Mësohet se ky operacion vijon nga dita e djeshme, ku u arrit të zbulohen 204 kg lëndë narkotike. Droga e zbuluar ditën e sotme u arrit falë qenit antidrogë në një zonë të vështirë për shkak të terrenit.

Operacioni, siç njofton policia do të vazhdojë edhe gjatë natës së sotme dhe ditëve në vazhdim. Zona përreth Karaburunit mbahet e mbikëqyrur nga deti dhe toka, me forca të shumta policore. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy