
Një atentat me armë zjarri është shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në drejtim të dy personave.
Mësohet se si pasojë e të shtënave njëri nga dy personat ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur përballë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”.
Nuk dihen ende rrethanat, ndërkohë që policia ka shkuar në vendin e ngjarjes.



