Ndryshimet Kushtetuese, Basha: Maskaradë, por makinacioni nuk e ndal rotacionin politik

Ndryshimet Kushtetuese, Basha: Maskaradë, por makinacioni nuk e ndal rotacionin politik

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me aleatët opozitarë ka reaguar për ndryshimet kushtetuese, ku sipas tyre, preken rregullat e garës në zgjedhjet e ardhshme.

Nga selia blu, Basha e konsideroi një maskaradë dhe deklaroi se Kuvendi gjysmak tregoi se është çirak i interesit politik të Edi Ramës dhe qytetarëve s’po u jepen listat e hapura, pasi janë të hapura vetëm nga fundi i tyre.

Kryedemokrati tha se Edi Rama refuzoi hapjen 100% të listave dhe mos prekjen e koalicioneve, duke shkelur me këmbë konsensusin dhe Kushtetutën.

“Kurrë më parë kushtetuta nuk është ndryshuar pa konsensusin e opozitës dhe në mënyrë të njëanshme. Kurrë më parë rregullat nuk janë vendosur nga partia në pushtet”, tha Basha.

Sipas tij, Shqipëria i është dashur Edi Ramës vetëm për interesat e tij personale, pasi akti i tij i sotëm është tregues i fundit, se koha e tij po mbaron.

“Edi Rama po përpiqet që të manipulojë sistemin, tha Basha, duke menduar të zgjasë agoninë e pushtetit të tij. Ndryshimet e njëanshme nuk janë të detyrueshme për opozitën dhe për qytetarët, janë të papranueshme. Makinacionet nuk kanë për ta ndaluar ndryshimin politik. Koalicioni ynë është me njerëzit, ne jemi bashkë për të bërë këtë ndryshim”.

Kreu i opozitës theksoi se ata që kërcënojnë të na kthejnë në partinë shtet, ne do u tregojmë se nuk ka më kthim pas dhe do të vijojmë betejën për demokracinë dhe votën e lirë për të fituar zgjedhjet.

“Asgjë nuk e ndal koalicionin kundër Ramës. Fuqia jonë është te vota dhe mbështetja e qytetarëve, ku vullnet nuk zhbëhet nga kjo maskaradë" tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy