Sipërmarrësi Bujar Zhuri, njëherësh një ndër themeluesit e Dhomës së Biznesit të Diasporës pohon faktin se shqiptarët jashtë vendit punojnë më shumë.
Ndërsa për në Shqipëri deklaron se kanë një handikap, edhe si rezultat i një mangësie që është vërejtur, që nga formimi shkollor, mungesa e trajnimit, praktikat e shumta që janë të nevojshme dhe etika në punë që shpesh çalon.
Duke folur për emisionin MCN Economy, ai tha se jashtë ka një etikë tjetër pune dhe se mënyra e komunikimit dhe motivimi janë një nga elementët kryesor.
Motivimi moral, social, financiar janë shumë të domosdoshëm në harmonizimin e marrëdhënieve të punëdhënësit dhe punëmarrësit.
Ndikon pozitivisht disiplina në punë, vendet me disiplinë më të hekurt në punë. Në zonën e Ballkanit dhe Mesdheut janë më pak përgjegjësi marrës.
Jashtë punojnë më shumë për shkak të disiplinës dhe përgjegjësisë që marrin në punë.
Punëdhënësit dhe punëmarrësit janë të lidhur domosdoshmërisht për njeri tjetrin, kanë nevojë për njeri tjetrin.
Ajo që çalon në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të prodhimit, është se të drejtat e punonjësit mbrohen përmes sindikatave.
Ndërkohë që edhe punëdhënësit, duhen patjetër dhe ata të zbatojnë disa të drejta të legjislacionit shqiptar, atë që quhet e domosdoshme për zhvillimin e biznesit të tij, ruajtjen e sekretit, mos delegimin e informacionit, apo përkujdesja dhe sjellja e punëmarrësit, sikur ta ketë punën e tij.
Punëmarrësi duhet të ketë ndjesinë sikur të jetë pjesë e familjes. Legjislacioni shqiptar ka nevojë për tu përmirësuar.
Në Shqipëri ka orare të ndryshme pune, disa 8, disa 10. Kjo duhet të unifikohet dhe nëse punonjësi punon jashtë orarit të punës duhet të paguhet më punë.
Kur një punonjës shkon me shërbim, duhet të marrë pjesën e tarifave, si për transportin apo kosto të tjera.
Në Shqipëri ajo që mungon sot është se rëndom shqiptarët jashtë kërkojnë të marrin më shumë informacion dhe trajnime për të mbajtur një vend pune.
Shikoj të domosdoshëm rritjen e kualifikimit të stafit drejtues, për të koordinuar së bashku, gjuha e komunikimit është çelësi A, duhet të zhvillohet trajtimi i punonjësve si pjesë e një familje, duhet ta ndjejë si përgjegjësi punën që ka marrë.
Duhet të marrë përgjegjësi për punën që bëj. Shumica kanë kaluar nga paga minimale, kemi kaluar në paga që i afrohen dhe Greqisë, flas për stafet akademike që kanë mbaruar një shkollë të lartë.
Diferencimi i pagave duhet, kur më vijnë kandidatë nga sektori publik, nuk i kam shumë qejf ti marrë në kompaninë time.
Një nga problemet më të mëdha tek ne është se nuk merret përgjegjësi, punëtori është shumë i varur nga menaxheri i tij.



