
Avokati Rezart Kthupi deklaroi në MCN Live se kulti i individit nuk ka më vend në Partinë Demokratike Zyrtare. Ai theksoi se në garën për kryetar do jenë figura të rëndësishme brenda PD-së, përtej Lulzim Bashës. Kthupi tha se nuk mund të pretendohet që PD-ja të shtojë anëtarë të rinj, pa formësuar më së pari një vizion dhe identitet të qartë politik. “Në orën 14:00 është mbledhja e grupit parlamentar, mbledhje rutinë. Janë një sërë pr.ligjesh për t’u diskutuar, jo domosdoshmërisht ka lidhje me zgjedhjet brenda PD. Për aq kohë sa nuk kemi rend dite të publikuar… Struktura nuk është në funksion të Bashës. Debati ka qenë në lidhje me mënyrën e organizimit. Shumica ka vendosur që organizimi të fillojë nga lart-poshtë. Vetëm pasi është paraqitur programi, ideja, anëtarët zgjedhin jo vetëm njeriut por edhe programin. Sot PD s’ka një identitet të qartë politikë, dhe një anëtar anëtarësohet për çfarë.... Krijohet vizioni, identiteti politik, pastaj baza. Nuk është se s’ka struktura, ka vakanca në një pjesë të strukturave. Janë plotësuar të gjithë degët me kryetarët. U ricertifikuan me vendimin e fundit të Kryesisë. Ka mungesë në nivele dytësore dhe tretësore, por kjo nuk pengon zgjedhjen e kryetarit. Kushdo që gëzon cilësinë e anëtarit ka të drejtën që në 29 korrik të zgjedhë kryetarin. Të gjitha takimet që do bëjnë kandidatët do jenë publike dhe me debat. Kushdo që ka paqartësi të marrë pjesë në debat, t’ia adresojë pyetjet z.Basha apo kujtdo kandidati tjetër. Logjika që është ndjekur që procesi të jetë sa më publik të jetë e mundur. Shpresojmë ta shmangim kultin e individit të partisë. Kjo është ndarje që nuk mund të pajtohet më sepse është konceptuale. PD do bazohet te një ide, program, që do t’i vishet individit që do ta përcjellë. Pse nuk ka një alternativë përtej Bashës dhe Berishës? Alternativa kultivohet, nuk prodhohet. Kemi vuajtur sepse kulti i individit nuk ka lejuar të kultivohen persona të tjerë. Gara do jetë me figura të rëndësishme brenda PD-së, përtej z.Basha. Fokusi do jetë që të jetë një proces i drejtë për të gjithë kandidatët”.



