Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Tahirit, çështja rikthehet në apel (VIDEO)

Gjykata e Lartë pranon kërkesën e Tahirit, çështja rikthehet në apel (VIDEO)

Gjykata e Lartë ka kthyer çështjen e Saimir Tahirit në Apelin e GJKKO. Tashmë Tahiri do të rigjykohet nga Shkalla e Dytë e cila do të marrë një vendim përfundimtar.

Në fakt kjo ishte dhe kërkesa e vetë ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Nga ana tjetër Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Cela për t’u liruar.

Relator i çështjes është gjyqtari Ilir Panda, ndërkohë që Sokol Sadushi dhe Ervin Pupe janë anëtarë të Trupit Gjykues.

Tahiri u dënua nga Krimet e Rënda për shpërdorim detyre me 3 vite shërbim prove, ndërsa Apeli i Posaçëm e prishi vendimin dhe e ktheu për rigjykim në Shkallën e Parë.

Më pas ish-ministri bëri rekurs dhe dhoma e këshillimit e Gjykatës së Lartë e ka pranuar për ta gjykuar. 

Përfundon seanca për Tahirin, SPAK kërkon kthimin e dosjes për rigjykim në shkallën e parë

Gjykata e Lartë vendos sot në orën 13:00 për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahir dhe ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela.

Të dy ata kundërshtojnë vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, për rikthimin e çështjes së tyre për rigjykim.

Mësohet se dy prokurorët e SPAK kërkojnë kthim për rigjykim në Shkallën e Parë dhe provat të shqyrtohen edhe një herë nga GJKKO.

Në seancën e sotme Tahiri nuk ka preferuar të flasë dhe ia ka lënë gjithçka avokatit të tij, Maks Haxhia. Ky i fundit, kërkoi prishjen e vendimit për shkak të shkeljes së procedurave dhe shqyrtimin e dosjes në gjykatën e Apelit të Posaçëm, por nga një tjetër trupë gjykuese.

Vendimi do të jepet në orën 13:00.

Po ashtu, Gentian Rumano, avokati i ish-drejtorit të policisë së Vlorës Jaeld Çela kërkoi prishjen e vendimit të Apelit dhe shqyrtim ne Gjykatë të Lartë për pafajësi nëse nuk pranohet kjo kërkesë atëherë çështja të rikthehet për rigjykim në shkallë të parë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy