Një demonstratë po zhvillohet sot në Bruksel nga fermerët kundër politikave të BE që po godasin bizneset e tyre. Dhjetëra traktorë u pane në Place du Luxembourg jashtë godinës së Parlamentit Evropian, ku fermerët u ndezën zjarr teksa nga altoporlantët dëgjohej kënga "Stayin' Alive" nga Bee Gees.
Traktorët kanë bllokuar disa rrugë hyrëse rreth institucioneve evropiane. Demonstrata vjen në vazhdën e protestave masive që kanë nisur kundër burokracisë së BE-së, marrëveshjeve të tregtisë globale dhe kërkesave “new green”.
“Fermerët janë të dëshpëruar. Ne nuk vijmë këtu për argëtimin tonë,” tha për POLITICO Leonardo van den Berg, anëtar i bordit të Koordinimit Evropian Via Campesina (ECVC). “Situata për fermerët në Evropë është vërtet e keqe. Ne jemi duke u margjinalizuar”, shtoi ai.



