Dubai do të mbajë Oktoberfestin e vet

Dubai do të mbajë Oktoberfestin e vet

Dubai planifikon të mbajë festën e vet të birrës në vjeshtë. Nëse organizatorët në Dubai marrin atë që duan, mund të ketë një variant arab të Oktoberfestit në Panairin Botëror, i cili pritet të tërheqë grupe të mëdha njerëzish. Njëkohësisht me Panairin Botëror të Dubait vjeshtën e ardhshme një variant i Oktoberfestit pritet të tërheqë shumë vëmendje. Njëjtë si në Mynih, organizuesit duan të ndërtojnë tenda birre, lodra, stenda dhe do të luajnë muzikë tradicionale gjermane. Planifikohet të ketë 620 biznese në një hapësirë prej 400 000  m2, tha një zëdhënës sipas Agjencisë Gjermane të Shtypit. Këto plane janë të përkohshme, pasi eventi nuk është aprovuar ende. 

Bëhet fjalë për festën e birrës më të madhe në botë, shkruhet në një website të eventit, i cili pritet të mbahet nga 7 deri me 31 mars.

Gjithashtu prite të thyhen rekorde me banakët më të gjatë, druri i majit më i madh dhe gota më e madhe e birrës. Organizatorët parashikojnë të ketë miliona vizitorë në muaj.

Nga ana tjetër në Mynih mund të mos organizohet sërish festa e birrës. Oktoberfesti u anulua vjet për shak të pandemisë së koronës.

Kjo mund të ndodhë edhe këtë vit. Kryetari i bashkisë së Mynihut Dieter Reiter tha të martën: “Nëse duam të jemi të sinqertë, shpresa po shuhet javë pas jave”.

Ai gjithashtu shtoi se, probabiliteti është shumë i madh, që këto festa mos të lejohen për shkak të infektimeve. Në një deklaratë ai e bëri të qartë, se nuk ishte marrë ende vendimi për këtë çështje. 

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vaksinuar tashmë pothuaj gjysmën e popullsisë. Organizatorët e eventit në Dubai premtojnë, që gjatë festës së birrës do të vlejnë konceptet më të reja të higjenës dhe standarde të larta sigurie. / DW / Përktheu: Ina Merlika /

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy