Mbas polemikave mbi një sër postimesh, zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka njoftuar opinionin publik, me anë të një deklarate për shtyp, se profili personal në facebook i Kryeministrit Mustafa do të deaktivizohet. Duket se institucioni që përfaqëson Mustafa, ka konfirmuar pretendimet e këtij të fundit mbi ndërhyrje nga persona të tretë në faqen e tij personale.



