
Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku në ‘MCN Economy’ ka folur për pastrimin e parave të pista duke u bazuar dhe në një raport të Prokurorisë së Posaçme e cila bën të ditur shufrën e 41 milionë euro të sekuestruara.
Ai tha se pastrimi i parave të pista është shqetësues ndërsa theksoi se Shqipëria nuk po ndeshet sot me korrupsionin me tenderat pasi është një histori që ka nisur që me demokracinë.
Sipas tij ka rrezik që sistemi i ekonomisë të goditet ashpër sepse partë e ashpra janë burim in paqëndrueshëm dhe kjo rrezikon sistemin e ekonomisë.
Është shumë shqetësues sepse praktikisht korrupsioni me tenderat shkatërron dhe shpresën për shtet ligjor dhe në thelb shkatërron dhe demokracinë. Duke u ndalur te shifra 41 mln euro në kesh është shumë e madhe, ndërsa janë të përziera me asete nuk është ndonjë shifër e konsiderueshme, është një shifër e vogël krahasimisht me atë që ndodh në ekonominë shqiptare lidhur me korrupsionin.
Shqipëria nuk po ndeshet sot me korrupsionin me tenderat është një histori që ka nisur që me demokracinë, fillimisht është luajtur me përqindjet, PPP që jepeshin, ka evoluuar me madhësinë e këtyre përqindjeve derisa po shohim me 100%, që do të thotë se çfarë prokurorojnë zyrtarët ja japin vetes tyre.
Situata është e rëndë, është e pashpresë, situata është e tillë që të vë përballë një fakti që në kushte më normale këtu duhet të binin sistemet sepse problemi i tenderit tregon se si funksionon shteti, si përdoren burimet financiare të shtetit, krijimin e monopoleve, bizneset s’kanë interes të investojnë, pra ka rënë sistemi në tërësi.
Më tej ai shtoi se biznesi është lavatriçja më e mirë për pastrimin e parave, pasi dhe ndërtimi është biznes në veten e tij. Sipas tij zërat janë të hapura dhe blerësit fundor janë të pakontrolluar, manipulohet me xhiron, manipulohet me normat e fitimit dhe këto para futen në lojë.
Sa është niveli i parave me burim të qartë jo vetëm korrupsioni por dhe paratë e zeza që vijnë nga krimi i organizuar çfarë peshe zënë ato? Ky është problem thelbësor dhe kjo peshë sa vjen dhe rritet dhe rrezikojmë që sistemi jonë i ekonomisë të goditet ashpër.
Nqs një sistem punon me para me burim të zezë ato janë burime të paqëndrueshme sepse këto para ka dy mënyra, kontrolli fluksi i parave që vijnë nga eksporti i krimit nga jashtë që kanë dhe dominancë, këto janë para që sigurohen jashtë, në vendet e treta.
Mendoni një moment që vendet e treta marrin vendim që burimi i këtyre parave ndërpritet. Ndërtimi për mua lidhet me faktin se ka humbur besimi i kalimit të këtyre parave në ofshorë, dhe një ekonomi që varet shumë nga këto para ndodh një problematikë shumë e rëndë dhe ka shumë mundësi që dhe ato degë të ekonomisë që s’janë të prekura nga paratë e pista humbasin klientelën e tyre dhe kjo rrezikon gjithë sistemin, përfshirë dhe sistemin bankar.
Buxhuku tha se paratë që vijnë nga korrupsioni dhe kriminaliteti dëmtojnë shtetin në tërësi dhe se këto para të pista që hyjnë në Shqipëri dëmtojnë konkurrencën drejtpërdrejtë.
Paratë që kanë burim korrupsionin shkatërrojnë shtetin e së drejtës e blejnë praktikisht. Që mbi të gjitha paratë e zeza që futen në ekonomin godasin konkurrencën, goditet konkurrenca në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse një kompani që punon me para të zeza dhe ka interes ta pastrojë atë për ta futur në treg dhen një kompani që punon me qëllime normale kanë interesa të ndryshme, dhe ajo kur futet sposton tjetrën, ose e vë përballë alternativës hajde me mua ose ndryshe nuk ke shpresë.
Ka shumë biznese që kanë falimentuar si pasojë e parave të pista, ose janë lëkundur dhe në momentin që janë lëkundur pastaj kjo është punë tjetër. Nuk ka asnjë vend të botës dhe me burime të pastra që të jetë bërë vend i zhvilluar. Fatkeqësisht ne po shkojmë afër këtij shkatërrimi, jemi në një moment shumë delikat, fakti që s’na bëjnë çudi dhe ngjarje që shtohen dhe kalojnë me njëra tjetrën është pranuar se kjo ekonomi në një masë të madhe vjen pikërisht nga bombardimi me paratë që kanë burimin nga këto paratë e pista. SPAK nuk është shkopi magjik të jemi realist. Ai duhet mbështetur sepse pa të as nuk do i kishim ditur këto ngjarje, por SPAK nuk është çudibërës.



