Afera e sterilizimit/ Apeli i GJKKO shtyn për nesër seancën, Rusta: Shkak mungesa e Arben Gjatës (VIDEO)

Afera e sterilizimit/ Apeli i GJKKO shtyn për nesër seancën, Rusta: Shkak mungesa e Arben Gjatës (VIDEO)

Apeli i GJKKO ka shtyrë për nesër në orën 09:00 seancën mbi kërkesat për ndryshim të masave të sigurisë për të akuzuarit e aferës së sterilizimit.  Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bën me dije se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e Arben Gjatës, rektorit të Universitetit të Mjekësisë.  

Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj kanë kërkuar heqjen e arrestit me burg, apo lirinë, me argumentin se s’janë të rrezikshëm dhe nuk prishin prova. Ndryshim të masave të sigurisë kanë kërkuar Marsela Seriani, pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave,  Saimir Kadiu dhe Genc Byrazeri. Mosprania e Arben Gjatës, rektorit të Universitetit të Mjekësisë është bërë shkak për shtyrjen e kësaj seance, pasi edhe avokati i caktuar prej tij nuk kishte tagrin për ta përfaqësuar në gjykatë. Mosprania e rektorit të Mjekësisë nuk ka qenë e justifikuar, nuk ka sjellë një argument pse mungon në gjykatë. Nesër në orën 09:00 e mëngjesit do të jetë seanca e radhës në Apelin e GJKKO. Për të dyshuar të tjerë në këtë aferë hetimi mbetet i hapur, ndoshta do kemi një veçim të hetimit apo një bashkim. Në masë sigurie janë dy persona, për krijimin e skemave të mashtrimit me pasoja të mëdha biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-numri dy i ministrisë së Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, i cili ka qenë kreu i komisionit të vlerësimit të ofertave, një vepër e kryer në bashkëpunim me Saimir Kadiun, Arben Gjatën dhe Genc Byrazerin. Për të njëjtën çështje është pyetur ish-ministri Ilir Beqaj, për të cilin SPAK konfirmoi se do të ketë një fletëthirrje të dytë”.

(10:00) “Sterilizimi”/ Rrjepaj dhe Rrapaj në Gjykatën e Apelit, kërkojnë heqjen e “arrestit me burg”

Ish-zëvendës ministri i i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj janë paraqitur sot në Gjykatën e Apelit. Rrjepaj dhe Rrapaj kërkojnë heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg” lidhur me aferën e koncesionit të sterilizimit. 

Kujtojmë që Klodian Rrjepaj akuzohet për "shpërdorim detyre" dhe Ilir Rrapaj akuzohet për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit. Në "arrest shtëpie" për shpërdorim detyre janë lënë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu. Kurse për Arben Gjatën, Naile Abazin, Genc Burazerin dhe Pertref Mersinin u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy