
Sonda e NASA-s Osiris-arriti asteroidin bennut, i cili konsiderohet si rrezik për tokën në 150 vitet e ardhshme.
Nisur në shtator 2016, Osiris-Rex filloi misionin 7-vjecar të NASA-s për të kryer një studim të ngushtë të asteroidit Bennut, të mbledhë një mostër nga sipërfaqja e tij dhe të kthejë materialet në Tokë .Asteroidi mendohet se në 150 vitet e ardhshme mund të përplaset me tokën në mënyrë katastrofike.
Bennu, një masë shkëmbore e formuar si një gjemb gjigant, orbiton diellin afërsisht të njëjtën distancë si Toka dhe mendohet të jetë i pasur me molekula organike me bazë karboni. Uji, një komponent tjetër jetësor në evolucionin e jetës, mund të jetë gjithashtu i bllokuar në mineralet e asteroidit.
Shkencëtarët besojnë se asteroidet dhe kometat që u rrëzuan në Tokë në epokat e hershme shkarkuan përbërës organikë dhe ujë që ngjizën jetën në planet, dhe analizat e nivelit atomik të mostrave nga Bennu mund të ndihmonin në konfirmimin e kësaj teorie. Por ka një arsye tjetër, më ekzistenciale për të studiuar Bennun.
Shkencëtarët vlerësojnë se ka një shans që asteroidi të bjerë në mënyrë katastrofike në tokë në 150 vitet e ardhshme. Ky probabilitet rendit Bennu në vendin e dytë në listën prej 72 objekteve pranë Tokës, potencialisht të rrezikshëm për të goditur planetin.
Osiris-Rex do të ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë se si nxehtësia e rrezatuar nga dielli po e shtun asteroidin gjithnjë e më afër rrugës së Tokës.



