Ambasadorja e Shqipërisë kthehet në SHBA dhe del pozitive me Covid-19

Ambasadorja e Shqipërisë kthehet në SHBA dhe del pozitive me Covid-19

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber rezulton pozitive me Covid-19. Në një postim të bërë në rrjete sociale, ajo shkruan se sapo është kthyer në SHBA ka vendosur të bëjë testin, dhe ka dalë pozitive.

“Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte POZITIV”, shkruan Ambasadroja Faber, ndërsa prej një jave ndodhej në Tiranë dhe ka zhvilluar shumë takime.

“Ju njoftoj nëpërmjet këtij mesazhi, pasi këto ditë kam zhvilluar shumë takime pune me mjaft zyrtar dhe kolegë, si dhe kam takuar pa fund shokë e miq, familjarë dhe njerëz të afërm, të cilët nuk i njoftoj dot një nga një. Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambjent apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm”, përmbyll Floreta Faber, ambasadores e Shqipërisë në SHBA.

Bashkë me Ambasadoren Yuri Kim dhe Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Arsimit dhe Kulturës Marie Royce, diplomatja shqiptare është takuar me kryeministrin Ramën, disa ministre të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy