Macron ndërton "koalicion" për të dërguar trupa në Ukrainë

Macron ndërton "koalicion" për të dërguar trupa në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron duket se po shkon përtej fjalëve lidhur me  mundësinë e vendosjes së trupave të NATO-s në Ukrainë, duke ndërmarrë hapa për të formuar një koalicion trainerësh ushtarakë që do të punonin brenda ish-republikës sovjetike duke përgatitur ushtarët e Kievit për të luftuar forcat ruse.

“Ne duam të kemi një koalicion për arsye efikasiteti dhe disa nga partnerët tanë kanë dhënë tashmë dakordësinë e tyre”, tha Macron të premten në Paris. 

Drupal Ad

“Ne do të përdorim ditët në vijim për të finalizuar koalicionin më të madh të mundshëm, të aftë për t'iu përgjigjur kërkesës së Ukrainës", u shpreh ai. Macron nuk identifikoi vendet, përveç Francës, që janë zotuar të dërgojnë trajnerë në Ukrainë. Ai argumentoi se dërgimi i specialistëve për të kryer punë trajnimi brenda Ukrainës nuk duhet të provokojë një përgjigje ruse.

“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”, tha Macron. “Ne nuk duam një përshkallëzim, por duam të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të ndihmuar Ukrainën të rezistojë. A është një përshkallëzim nëse Ukraina na kërkon të trajnojmë ushtarë të mobilizuar në tokën e saj? Jo, kjo nuk do të thotë të vendosësh njerëz – ushtarë evropianë apo aleatë – në vijën e frontit.”

Macron i bëri komentet pasi priti një vizitë nga Vladimir Zelensky i Ukrainës. Ai njoftoi të enjten se Franca do të dërgojë avionë luftarakë Mirage 2000 në Kiev dhe do të trajnojë pilotët ukrainas. Thuhet se do të duhet deri në fund të këtij viti për të pasur pilotët gati për të drejtuar avionët luftarakë.

Forcat franceze kanë trajnuar tashmë rreth 10,000 trupa ukrainase në Francë dhe vende të tjera të NATO-s. Lituania dhe Estonia gjithashtu kanë sugjeruar publikisht se do të ishin të gatshme të vendosin instruktorë brenda Ukrainës. Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas tha muajin e kaluar se trajnuesit e NATO-s po vepronin tashmë në vendin e shkatërruar nga beteja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy