Skenaret më të këqija se si mund të shkojë kriza e energjisë në Shqipëri

Skenaret më të këqija se si mund të shkojë kriza e energjisë në Shqipëri

Kriza e energjisë është ndër temat më të diskutuara që ka ngritur shqetësim të madh. Por skenari më i keq për shqiptarët sipas analistit Arjan Curri është të ushqehen më pak dhe ti çojnë paratë për ndriçim e ngrohje ose e kundërta.

“Skenari më i keq është të ushqehen më pak dhe ti çojnë paratë për ndriçim e ngrohje. Nga ana tjetër është të ngrohen më pak dhe të hanë bukën e përditshme. Kjo rrezikon shumë njerëzit në nevojë. Njerëzit do ushqehen më pak për të pasur dritë për të parë njëri-tjetrin”, tha Curri.

Ndërkohë sipas gazetarit Klodian Tommorri ndërprerjet e energjisë do të jenë skenari më i keq dhe ky skenar ka nisur të diskutohet dhe aplikohet.

“Ndërprerjet e energjisë do të jenë skenari më i keq. Ky skenar ka nisur të diskutohet. Mendoj se një nga arsyet pse Berisha ra nga pushteti ishte kriza e energjisë, privatizimi dhe nëse ka një gjë që i kërcënon pushtetin Ramës është energjia. Sektori energjitik është dinamik, kërkesa e ekonomive rritet dhe investimet duhet të rriten. Kemi tetë vite të humbura në reforma të tjera. Shoh një skenar të keq”, tha Tomorri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy