Në çdo parlament ka debate, akuza sharje e fyrje. Madje nuk mungojnë as përplasjet fizike mes deputetëve. Por në asnjë vend nuk ndodh si në Shqipëri. Si askund tjetër, në vendin tonë, deputetë, ministra e kryeministra lëshojnë akuza të denja për kupolën e mafias në ditët më të egra të saj. Kjo ka bërë që ndjeshmëria ndaj tyre të bjerë ndërkohë që drejtësia shqiptare nuk është në gjendje as t’i konfirmojë e as të na bindë se ato janë shpifje.



