Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Gianni de Biasi, ka dalë para mediave sot paradite për të njoftuar përfundimin e punës së tij si trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit.
De Biasi tha se edhe pse largohet nga drejtimi i skuadrës kombëtare, lidhja e tij me Shqipërinë mbetet shumë e fortë.
“Çdo gjë ka një fillim dhe fund. Cikli imi si trajner i Kombëtares ka përfunduar, por asgjë nuk mund të prishë lidhjen time të bukur me vendin tuaj”, tha ai.
Fjala e De Biasit
Sot largohem nga drejtimi i kombëtares duke mos patur nje ekip per te cilin te punoj.
Kam punuar gjithmonë me pasion të madh, entuziazëm të ri falë edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse të gjithë shqiptarëve në atdhe dhe atyre të shpërndarë anembanë botës.
Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’iu transferuar djemve një mentalitet të ri, mentalitetin fitues, angazhimi i vazhdueshëm me ju gazetarët, mediat për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qenë një punë e detajuar vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e besdisshme.
Dëshiroj të theksoj se që nga sot largohem nga drejtimi i skuadrës përfaqësuese të futbollit duke mos pasur një ekip në të cilin punoj aktualisht, ndërkohë që gjatë këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave të punës duke ditur që vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit të objektivave, por organizimit dhe të vetë lojtarëve.
Pas Europianit isha vendosmërisht i bindur që mund të përmirësonim më tej nëse përvoja që patëm gjatë tre ndeshjeve në Francë do të na lejonte një rritje të mëtejshme dhe kështu do të jetë por me një trajner tjetër. Po largohem me shumë vështirësi por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka përfunduar dhe mund ti jap rastin zëvendësuesit tim dhe pasardhësit të njohë djemtë në katër ndeshjet e ardhshme që kanë mbetur.
Më lejoni të falenderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillimin e projektit të Shqipërisë që na çoi deri në vendin e 22 në FIFA, që na mundësoi të mundim Norvegjinë jashtë shtëpisë, të fitojmë dhe barazojmë kundër Francës, të fitojmë kundër Portugalisë, kjo e fundit e pamundur pas nesh deri në arritjen e trofeut. Dhe më në fund ky projekt na çoi në realizimin e ëndrrës sonë në kampionatin europian.
Falenderoj publikisht ata të cilët më kanë dhënë këtë mundësi të madhe, në mënyrë të veçantë Presidentin e Federatës Armando Duka që gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka dhënë letrën e bardhë për të vepruar në rolin tim si drejtues dhe komisar teknik i kombëtares.



