Britania duket se është prekur nga një krizë ekonomike, ndërsa mediat shkruajnë se rimëkëmbja nga pandemia do të jetë tejet e vështirë.
Vendi është duke u përballur me rritje të faturave të energjise elektrike, çmime të larta dhe mungesë kritike të punëtorëve, të cilat për pasojë kanë çuar në kufizime në furnizimin me ushqim dhe karburant. Një krize e ardhur pas BREX-it thuhet se do të sjellë një dimër të ashpër dhe mund të rikthejë valën e grevave me të cilat vendi u përballë në vitet '78-'79. Sipas mediave, Britania po ndëshkohet në këtë mënyrë për shkak të formës së ndjekur për BREX-it, që futi politika të rrepta të imigracionit dhe e nxori atë nga tregu i BE-së për mallra dhe energji, duke e bërë shumë më të vështirë për kompanitë britanike të punësojnë punëtorë evropianë dhe shumë më të kushtueshëm për ta që të bëjnë biznes me ta.
Kryeministri Jonson kritikohet për nxitimin ideologjik që ka treguar për të "bërë Brexit" në mes të negociatave me Bashkimin Evropian.
Britani kishte parashikuar që pas BREXIT të zvogëlonte numrin e punëtorëve të pakualifikuar nga vende të tjera. Kjo sipas analistëve konsiderohet një gabim.
Sektori i kujdesit social për të rriturit përballet gjithashtu me një "krizë të fuqisë punëtore" dhe do të duhet të rekrutojë punëtorë jashtë shtetit për të mbushur dhjetëra mijëra vende të lira.
Kufizimet e zinxhirit të furnizimit të përkeqësuar nga Brexit do të thotë që konsumatorët në Mbretërinë e Bashkuar po përballen me rritje të faturave të ushqimit dhe energjisë. Ndërkohë qeveria është duke hartuar një plan për mbështetjen e qytetarëve nga pandemia e cila përfshin një rritje javore prej 20 paund për pageat e sigurimeve shoqërore.



