Mustafa Nano: Rama-Kurti njerëz me ndikim, jo pushtet. Turqia, aleat strategjik joni

Mustafa Nano: Rama-Kurti njerëz me ndikim, jo pushtet. Turqia, aleat strategjik joni

Kryeparlamentari i Kosovës kërkoi sot nga Tirana që marrëdhëniet e dy vendeve të ngrihen në një nivel tjetër. Lidhur me këtë temë gazetari dhe analisti Mustafa Nano në studion e MCN TV deklaroi se në këtë marrëdhënie ka një ndikim të madh edhe antagonizmi i dy kryeministrave të vendeve përkatëse.

Siç ai theksoi Rama dhe Kurti janë pikërisht njerëz me ndikim dhe jo pushtet, ndërsa beson se kjo marrëdhënie do të vijë duke u përmirësuar.

Besoj se ndikon shumë antagonizmi i dy kryeministrave në marrëdhënien e dy vendeve , pra mes Shqipërisë dhe Kosovës, pasi ne i japim shumë ndikim kryeministrit. Për këta përveç fuqisë kanë një rol karizme të dy, si Rama ashtu edhe Kurti, dhe janë njerëz me ndikim, jo me pushtet. Besoj se marrëdhënia e tyre do vijë duke u përmirësuar, që të dy janë të kujdesshëm dhe të dy janë duke projektuar një marrëdhënie të mirë mes të dyve.

Ndërsa lidhur me përmbylljen e vizitës dy ditore të Ramës në Ankara i cili nuk bëri një rezyme të asaj çfarë u firmos apo u ra dakord, Nano e komentoi duke thënë se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës.

Unë kam folur për këtë gjë më shumë se një herë, kam një lloj shqetësim timin, unë bëj pjesë tek ata persona që mendoj se Turqia është një aleat strategjik joni dhe një kryeministër që do lëndonte këtë marrëdhënie nuk do ishte mirë nga trutë e kokës. Por kjo marrëdhënie më shqetëson pak. Kjo ka qenë një nga marrëzitë e medaljes me dy anë. Marrëdhënia me Turqinë na duhet, por duhet mbajtur në kontroll.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy