
Tajvani aktivizoi sistemet e tij të mbrojtjes pasi raportoi 37 avionë ushtarakë kinezë që fluturonin në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të ishullit (ADIZ), disa prej të cilëve përfunduan në Paqësorin perëndimor.
Ministria e Mbrojtjes, duke raportuar inkursionin e fundit masiv nga Forcat Ajrore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, deklaroi se që nga ora 05.00 të mëngjesit, kishte zbuluar 37 avionë ushtarakë kinezë, duke përfshirë avionë luftarakë J-11 dhe J-11 dhe bombardues H-6 me aftësi bërthamore, në cepin jugperëndimor të ADIZ-it të saj.
Zona e përshkuar nga avionët kinezë, njofton ministria e Tajvanit, është pjesë e zonës së mbrojtjes ajrore të ishullit.
Kina, e konsideron Tajvanin si një pjesë të patjetërsueshme të territorit të saj,



