Silvinjo debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Polonia

Silvinjo debuton me humbje, Shqipëria mposhtet nga Polonia

Trajneri Silvinjo ka debutuar me humbje, në stolin e Kombëtares shqiptare. Kuqezinjtë u mposhtën minimalisht nga Polonia në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Një gol i shënuar nga Swiderski në minutën e 41, i dha fitoren dhe 3 pikët kombëtares polake.

Duhet theksuar se pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë, që kishte disa raste të pastra shënimi me Uzunin dhe Asllanin, por nuk ia dolën të dërgojnë topin në rrjetë.

Me këtë humbje, Shqipëria zbret në vendin e fundit në renditje në Grupin E, ndërsa vendi i parë mbahet nga Çekia me 4 pikë, ndërsa ndjek Polonia me 3 pikë.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy