Planifikoi vrasjen e tre personave në lokal, arrestohet 35-vjeçari me maskë e kallash

Planifikoi vrasjen e tre personave në lokal, arrestohet 35-vjeçari me maskë e kallash

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot nga policia e Pogradecit. Një 35-vjeçar është vënë në pranga pasi kishte planifikuar të vriste tre persona të tjerë, me të cilët kishte një konflikt. Lorenc Kuqo, 35 vjeç, është arrestuar së bashku me një person tjetër që dyshohet si bashkëpunëtor. Kuqo kishte planifikuar t’i vriste në një lokal tre personat me të cilët kishte konflikt. Atij i është sekuestruar mjeti me të cilin do të kryente krimin si edhe një maskë, që dyshohet se kishte planifikuar ta mbante në kokë gjatë vrasjes.

Njoftimi i policisë

 Më datë 25.04.2017, Sektori per Hetimin e Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit në bashkëpunim dhe me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec dhe Sektorit për Krimet e Rënda në DVP-Korçë, bënë të mundur parandalimin e një vrasje të trefishtë.

Nga ana e këtyre strukturave, falë një pune të mirëorganizuar dhe duke përdorur dhe metodat proaktive u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit : Lorenc Kuqo, 35 vjeç banues në fshatin Rëmenj (me precedent të mëparshëm në krime kundër personit) Në vijim të këtij rasti u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit : N.M, 31 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet se mund të ishte bashkëpunëtor i tij. Arrestimi i Kuqos u bë pasi ky shtetas, pas disa konflikteve të mprehta për motive të dobëta me shtetasit L.T, dhe dy nipërit e tij shtetasit D.M dhe E.M, raste të cilat janë ndjekur dhe dokumentuar në periudha të ndryshme kohore nga Policia, ka patur si synim t`i vrasë këta të fundit. Ndërhyrja në kohë dhe me efikasitet e Policisë, ka bërë të mundur parandalimin e kësaj ngjarje të rëndë e cila ishte planifikuar të realizohej në një lokal, çka mund të rrezikonte jetën edhe të personave të tjerë frekuentues të lokalit. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një armë tip automatik kallashnikov, një automjet tip “Volksëagen Passat”, një kapuç (maskë) si edhe 5 telefona celularë. Shërbimet Policore po vijojnë me kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, në përfundim të të cilave do t`iu përcjellim edhe informacion të plotë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy