Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” qytetarët në protestë ndan për mikrofonin e MCN Tv arsyet se pse janë bashkuar në shesh.
Arsyeja kryesore çmimi naftës, nuk jam simpatizant. Treçereku i njerëzve janë jashtë shtetit nuk janë në Shqipëri.
Kam dalë këtu që të mos ikin shokët e mi jashtë shtetit dhe të vjedhë Edi Rama.
Kështu tha një protestues, duke thënë se situata është e padurueshme.
Një tjetër qytetar shtoi se në Shqipëri asgjë nuk është në rregull.
Këtu asgjë nuk është në rregull, dita ditës po na vjedhin, na ka ardhur shpirti në majë të hundës.
Një tjetër protestues shtoi se të gjithë kanë ikur jashtë shtetit.
Kemi ardhur me rrëzu Edi Ramën, me ia thye kryet se të gjithë kanë ikur jashtë shtetit.



