
Brexit shtyhet për në fund të janarit. Lajmin e bën të ditur presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në një postim në Tuiter. "27 vendet e Bashkimit Europian kanë vendosur të pranojnë kërkesën e Britanisë së Madhe për një shtyrje të Brexit deri më 31 janar 2020. Vendimi do të formalizohet përmes një procedure me shkrim”. Kjo e fundit do të thotë që nuk nevojitet një samit special në Bruksel për të firmosur marrëveshje.
Vendimi i 27 vendeve për të zgjatur kohën e shkëputjes së Britanisë nga blloku europian do të thotë praktikisht që Brukseli nuk ka nevojë për një marrëveshje formale.
Pasi “procedura e shkruar” të bëhet zyrtare, ajo hyn në fuqi në 24 orët që pasojnë. Pritet që dokumenti të bëhet publik të martën ose të mërkurën.
Ndërkohë, në Britani tani sytë janë te kreu i liberal-demokratëve, Jo Swinson, i cili sot tha se është ende në pritje të një propozimi që i ka nisur kryeministrit Boris Johnson për 9 dhjetorin si data e zgjedhjeve.
Propozimi është në fakt më shumë një ndryshim në ligj, që i “lidh duart” kryeministrit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.
Qeveria i ka sugjeruar se kryeministrit Boris Johnson të mbështesë planet e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve më 9 dhjetor, një veprim që do t’i mohonte kryeministrit mundësinë për ta kaluar Brexit-in në Parlament para zgjedhjeve të parakohshme.
Zgjatja e afatit të Brexit do të thotë që, nëse marrëveshja e shkëputjes ratifikohet në parlamentin britanik dhe në atë Europian para 30 janarit, Brexit mund të ndodhte në 1 dhjetor ose 1 janar.



