Kurti: Sonte merret vendimi për masat e reciprocitetit me Serbinë, me Bosnjën e heqim tërësisht taksën

Kurti: Sonte merret vendimi për masat e reciprocitetit me Serbinë, me Bosnjën e heqim tërësisht taksën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media të mbajtur derisa qeveria në detyrë po mbante mbledhje, tha se ekzekutivi është mbledhur për të marrë vendim për masat e reciprocitetit me Serbinë.

“Qeveria është në mbledhje dhe po merret një vendim shumë i rëndësishëm, që ka të bëjë me zbatimin gradual të reciprocitetit si parim në marrëdhëniet me Serbinë. Në marrëdhëniet tregtare me Serbinë, emërtimet e përdorura në dokumentet si në vijim duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. Certifikatat fitosanitare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore me prejardhje bimore dhe joshtazore që iu nënshtrohen kontrolleve në kufi, dhe së dyti, certifikata veterinare dhe dokumentacioni shoqërues për produktet ushqimore dhe joushqimore që i nënshtrohen kontrollit veterinar në kufi. Vendimin që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë Policia Kufitare, Dogana, AUVK, Agjencia për Produkte dhe pajisje medicinale, dhe institucionet tjera përgjegjëse. Kështu ne po e sjellim vendimin i cili hyn në fuqi menjëherë pas nënshkrimit të tij”, tha Kurti në një konferencë për media.

“Me këtë rast, me masë së reciprocitetit i referohemi vetëm Serbisë, dhe me Bosnjën e heqim tërësisht taksën”, tha Kurti.

Kurti do të hyjë në fuqi sot para mesnatës dhe do të mbetet deri më 15 qershor, kur do të bëhet një vlerësim se si ka ecur vendimi sa i përket implementimit, thotë Kurti.

Më herët taksa ishte hequr vetëm për produkte të lëndës së parë që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Kurti tha se masa e reciprocitetit është në vijë me marrëveshjen e CEFTA’s dhe praktikat tregtare europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy