
Pas ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, ku grupit të Aleancës për Mbrojtjen e Tatrit që u paraqit para Ministrisë për të dorëzuar një kërkesë për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Teatrin Kombëtar iu mbyll dera me shul, ka reaguar ministrja e Kulturës Elva Margariti. Në një postim në Facebook, Margariti shpreh keqardhje për gjuhën që përdorën përfaqësuesit e aleancës, ndërkohë që thotë se në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin duke respektuar institucionin.
Postimi i ministres së Kulturës:
Keqardhje për gjuhën dhe sjelljen e përfaqësuesve të një grupi, që u paraqit sot te dera e Ministrisë pa asnjë kërkesë për takim.
????Në Ministrinë e Kulturës priten e përcillen me respekt të gjithë ata që dinë të trokasin, duke respektuar institucionin, qoftë kur kanë ide e projekte për të diskutuar, qoftë kur kanë ankesa apo kritika për të adresuar.
Nuk ndodh që t'i mbyllet dera askujt, sepse respekti i ndërsjellë është zanafilla e detyrës institucionale dhe qytetare.
????Sa për Teatrin Kombëtar, tanimë ka një vendim shumë të qartë të Gjykatës Kushtetuese, dhe ai vendim është vetëm për t'u zbatuar nga institucionet dhe për t'u respektuar nga të gjithë.
Pa përjashtim!



