“Washington Post”: Donald e Melania Trump, të ndarë nën një çati

“Washington Post”: Donald e Melania Trump, të ndarë nën një çati

Jetojnë nën një çati, por nuk flenë, nuk hanë dhe as kohën e lirë nuk e kalojnë bashkë. Kështu e përshkruan “Washington Post” jetën e çiftit presidencial në SHBA.

Sipas gazetës, e cila citon disa burime, presidenti amerikan dhe Zonja e Parë flenë në dhoma të ndryshme në Shtëpinë e Bardhë. ai zgjohet në 5:30, sheh televizor dhe bën statuse në “Tuiter”. Ajo zgjohet më vonë dhe i përkushtohet të birit, Barron. “Kalojnë shumë pak kohë bashkë”, thotë një mik i presidentit. Edhe kur janë me pushime në Mar-a-Lago, ai merret me golf dhe takon politikanë të tjerë, ndërsa ajo u rri larg kamerave. Por edhe në Uashington, rastet kur takohen janë të rralla. Shumicën e rasteve, ata hanë të ndarë.

Por zëdhënësja e Zonjës së Parë, Stephanie Grisham, tregon një realitet tjetër. “Melania përqendrohet te roli i mamasë, bashkëshortes dhe Zonjës së Parë. Të tjerat janë thjesht thashetheme. Familja e kalon shumicën e darkave bashkë”, thotë ajo.

Por sipas pjesëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë, që duan të mbeten anonimë, Melania ka ngritur një “mur” rreth vetes në Shtëpinë e Bardhë. Për më tepër, marrëdhënia e saj me vajzën e madhe të Trumpit thuhet se nuk është aspak e mirë. Kjo për shkak të rolit që iu dha Ivankës në fillim të administratës Trump, rol që më pas filloi të zbehej. Por edhe në lidhje me këtë, zëdhënësja e Melania-s thotë se nuk ka asgjë të vërtetë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy